BEOGRAD, 17 shkurt 2013 – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka deklaruar se baza e bisedimeve të ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit do jetë rezoluta dhe platforma serbe për Kosovën, e jo ajo çfarë ka thënë presidenti serb, Tomislav Nikolliç, për institucionet serbe në Kosovë.
“Nuk ka heqje të institucioneve serbe përderisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje se ç’do të ketë në vend të tyre”,- ka thënë Daçiç.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se situata nuk është e lehtë dhe, siç ka thënë se “as Kosova nuk është e pavarur, dhe as Serbia nuk e ka sovranitetin e saj të plotë”, duke propozuar madje që edhe populli serb të deklarohet për këtë çështje.
“Të flasë populli, të deklarojw se çfarë do. Cilën rrugë do tw ndjekw. Ne jemi armiqtë më të këqinj të vetvetes sonë, nuk e dimë ç’duam. Nga ky këndvështrim, nuk është e lehtë të udhëhiqet delegacioni i Serbisë përpara”,- ka thënë kryeministri serb.