TIRANE– Një person i cili vret për gjakmarrje duhet të mos anohet më pak se 40 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Ky është propozimi që bën Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

Në një koment në rrjetin social Facebook, Halimi thotë se “gjakmarrja është një fenomen unikal në Evropë, është sjellja më absurde në një shoqëri të civilizuar.

Kam qenë gati fëmijë, kur kam lexuar ‘Prillin e thyer’ të Kadaresë dhe jam përlotur por edhe aq tronditur me historinë e Gjorgut.

Dhe sa të tjerë si Gjorgu duhet të jenë të përfshirë në historinë e një tradite të pakuptimtë dhe në mungesë totalisht të sundimit të ligjit dhe shtetit”.

Më tej, Halimi thotë se historia e lindjes së saj është e lidhur ngushtë sa me mungesën e rregullave dhe shtetit e ligjit aq me ata që e inkurajonin atë. “Madje nëse nuk kryejnë gjakmarrjen të gjithë të përçmonin, ashtu si Gjirgun, tek i shërbenin kafen nën dorë. Inkurajimi i këtij fenomeni makaber edhe nga vetë shoqëria solli një situatë absurde në këtë vend.

Tashmë është koha të presim me gërshërët e ligjit këtë fenomen, të ndërpresim inkurajimin dhe për më tepër të ndëshkojmë ashpër ata që përdorin institutin e gjakmarrjes për të marrë jetë të tjera njerëzish”, thotë Halimi.