TIRANE– Kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm sot në qytetin e Lushnjës  ku pritet të zhvillojë takim me banorët e këtij qyteti dhe të zonave përreth. Vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi të heqë taksën për makineritë e fermerëve kryemisnitri  pritet të zhvillojë takime me fermerë të zonës për tu njohur nga afër me problematikat dhe shqetësimet që ata kanë.

Ndërsa kreu i PS-së Edi Rama prezaton sot në Elbasan platformën për shëndetësinë. Forumi dialog për të ardhmen e shëndetësisë do të nisë në orën 11:00 ku do të prezantohen elementet kryesore të programit  “Për një rilindje shqiptare” sa i përket sektorit të shëndetësisë.

Lideri socialist e ka konsideruar ndërhyjen në shëndetësi si ndryshimin më radikal që do ndërmarrë PS-ja kur të vijë në pushtet.

Rama ka premtuar se pas 23 qershorit, çdo shqiptar do të ketë shërbim shëndetësor falas. Ai propozon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, sipas të cilit shërbimin shëndetësor duhet ta gëzojnë dhe ata që s’kanë mundësi.