TIRANE – Ndërkohë që KKRTSH diskutonte planin rregullues të Tiranës, kryesocialisti Edi Rama reagoi në rrjetin social “Twitter”.
Rama shkruan se ky nuk është plan rregullues për zhvillim, por sipas tij, është projekti për rrënimin e Tiranës.
“Në 23 qershor kjo rrugë mbaron. Grabitësit e mandatit nuk do ta rrënojnë dot Tiranën me klientelën e mediokritetin e tyre! Për pak muaj Tirana do bëhet qendra e Rilindjes Shqiptare.”-përfundon mesazhi i kryesocialistit në rrjetin social “Twitter”.