TIRANË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu dhe ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo kanë qënë sot të pranishëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, për përfundimin e një studimi të USAID.
Gjatë prezantimit të këtij studimi, ambasadori i SHBA-ve deklaroi se pacientëve do t’ju shpërndahen pyetërorë, ku të japin përgjigje mbi cilësinë e shërbimit në spitale.
“Pyetësori do u shpërndahet grave që janë spital dhe synon marrjen e mendimit për shërbimin”, tha ai, ndërsa citoi se pacientët do kenë mundësi të denoncojnë kështu aktet e mitmarrjes në spital.
Ndërsa ministri Tavo nga ana e tij vlerësoi iniciativën e maternitetit në bashkëpunim me USAID.
“Të rrisim punën për cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, apeloi Tavo.