NJU-JORK– Analistët e kompanisë “Deep Space Industries” e vlerësuan asteroidin, i cili në këtë fundjavë do të fluturojë afër Tokës, me rreth 200 miliardë dollarë.

Përpunimi teorik i masës së asteroidit në karburant për raketa vlerësohet me 65 miliardë dollarë, shuma e mbetur – kostoja e metaleve dhe mineraleve të dobishme.

“Deep Space Industries” planifikon të fillojë përftimin e lëndëve të para nga trupat kozmikë pas 2 vjetësh.

Planifikohet lëshimi i aparateve kozmike pa pilot në miniaturë për eksplorimin dhe studimin e asteroideve, “të përshtatshëm për përpunim industrial”.

Megjithatë, mbeten të pazgjidhura ende çështjet që kanë të bëjnë me mënyrat e sjelljes së lëndës së përftuar në Tokë.

“Deep Space Industries” është një kompani amerikane në sektorin e minierave në asteroide me plane për të ofruar shërbime të përgjithshme komerciale hapësinore ​​duke filluar në rreth vitit 2016.

Kompania u bë e njohur zyrtarisht më 22 janar 2013, nëntë muaj pas shpalljes së firmës së parë për miniera në asteroide “Planetary Resources”.