KORCE, 14 shkurt 2013 – Aleanca Kuqezi ka zhvilluar në qytetin e Korçës një protestë kundër kërkimeve për eshtra të ushtarëve grek, kërkime që sipas AK-së rrjedhin nga marrëveshja e fshehtë e Kryeministrit Berisha me qeverinë e Athinës.

Përfaqësuesi i AK-së. Altin Dauti mbajti një deklaratë në emër të Aleancës Kuq e Zi ku dënoi me forcë marrëveshjet e fshehta të Berishës me qeverinë greke për kërkime të eshtrave të ushtarëve greke të një lufte që nuk ka ekzistuar në qendër të qytetit të Korçës.

“28 mijë dëshmorët janë shqiptarë dhe jo grekë. Berisha-Samaras bënë pazar eshtrash në pazarin e Korçës. Po kërkohen eshtra të një lufte imagjinare. Kërkohen eshtra nga marrëveshjet e fshehta të shtetasit Berisha”,- u shpreh Dauti.

AK kërkoi të bëhet publike marrëveshja e Berishës me Athinën dhe kërkoi ndalimin e financimeve shqiptare për “Agimin e Artë”.

“Berisha nuk rresht së shituri identitetin kombëtar. Çdo kërkim që buron nga marrëveshjet e fshehta do të përballet me kuqezinjtë. Financuesit shqiptarë të Agimit të Artë të arrestohen. Vangjel Dule dhe Spiro Ksera aktivistë të qarqeve antishqiptare. Koalicioni i tradhtarëve do të marrë ndëshkimin e duhur”,- u shpreh Dauti.