TIRANE, 14 shkurt 2013 – Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi thirri sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi që nisi rreth orës 11:00, në zyrën e Bashkimit Europian zgjati përreth 2 orë. 

Në përfundim të takimit, kryetari i opozitës Edi Rama deklaroi për mediat se i informoi ambasadorët për zgjedhjet e 23 qershorit dhe për situatën ekonomike në vend. “Ambasadorët u informuan pqr shqetësimet, pikpamjet dhe pritshmëritë tona për zgjedhjet dhe ekonominë”,- tha Rama.

Sipas tij së bashku me ndërkombëtarët do të monitorohen zgjedhjet. Rama ka theksuar më tej se shqiptarët duhet të dinë që vota e tyre do të jetë e paprekur dhe se miqtë ndërkombëtarë nuk do e lënë vetëm Shqipërinë këtë herë.

“Nuk do ta lëmë vetëm Shqipërinë këtë herë”,- deklaroi Rama, duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.