TIRANE– Në vazhdën e takimeve dhe dialogut me qytetarët në të gjithë vendin, krerët e Frymës së Re Demokratike zhvilluan një takim me mbështetësit në Maliq. I pranishëm në takim nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj u tha të pranishmëve se programi politik i FRD-së është gjithpërfshirës, i thjeshtë dhe pranë qytetarit.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit mbi çështjen e Gërdecit, Biberaj deklaroi se ky vendim i urdhëruar nga Kryeministri Berisha është në vijimësi me atë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për çështjen e 21 janarit që i dha pafajësinë të akuzuarve për vrasje. 

Përballë kësaj situate u shpreh nënkryetari i FRD-së edhe vetë zgjedhjet e 23 qershorit janë në rrezik, pasi nuk bëhet fjalë që me këtë kryeministër dhe maxhorancë të kemi zgjedhje demokratike dhe të ndershme.

Përfaqësuesit vendorë të FRD-së u angazhuan të shtojnë përpjekjet dhe dialogun me njerëzit duke shprehur besimin se FRD do të jetë forcë kryesore në zgjedhjet e 23 qershorit.