TIRANË- Kuvendi nisi sot rreth orës 11:00 punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, "për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar".
Axhenda e sotme e Kuvendit përfshin dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin "Për sektorin e gazit natyror", si dhe të ligjit "Për statistikat zyrtare".
Sërish në rendin e ditës do të jenë tre ligjet, miratimi i të cilave lidhet me statusin e vendit kandidat, përkatësisht: reforma parlamentare, pr/ligji "Për Gjykatën e Lartë" dhe ai "Për nëpunësin civil".