TIRANË- Partia Socialiste po zhvillon aktivitetin “Forumi i gruas VDay”, i cili do të trajtojë rastet e dhunës ndaj grave. 

Ky forum u përshëndet nga kryesocialisti Rama, i cili apeloi të ndalet dhuna ndaj grave, duke zgjedhur pikërisht ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin për të bërë këtë apel. 

“Sot jemi mbledhur këtu për të kujtuar të gjitha ato gra që u vranë barbarisht vitin e shkuar, duke e bërë vitin e pavarësisë të mbyllet në mënyrë tragjike. 27 gra të vrara në mënyrën më çnjerëzore”, tha Rama, duke shtuar se dhuna ndaj grave ka marrë përmasa të patolerueshme. 

“Gratë sot, papunësia i mban skllave në mjedise sociale mjaft të rënduara. Sot është një ditë për cdo grua dhe vajzë, për tu kujtuar të gjithë atyre që nuk kanë fatmirësisht asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me dhunën se të tjera kanë nevojë për to dhe për mbështetjen e tyre. Sot është dita për t’i kujtuar të gjithëve se vetëm duke e parë në sy këtë problem të madh, mund të shërojmë plagë që do mund të godasin bazën shpirtërore të krejt shoqërisë”, tha ai më tej. 

Sipas Ramës, “Partia Socialiste është e vendosur që të adresojë drejtpërdrejt disa cështje që mbeten pezull dhe që rëndojnë gjendjen e gruas. Cështjen e papunësisë dhe të diskriminimit që cdo grua dhe vajzë ndesh në rrugën e vetë kur kërkon punë, apo kur edhe është e punësuar paguhen më pak se meshkujt”. 

Kryesocialisti nënvizoi se ka ardhur koha që njerëzit të clirohen, nga detyrimet e imponuara dhe kjo ndodh kur kanë liri, të cilën nuk ua cenon askush. 

“Duke i dhënë njerëzve liri, pasi lira është gjëja më e shtrenjtë, i liri që jetë në radhë të parë e garantuar nga ata që populli i zgjedh për të qënë i lirë. Lira e cdonjërit duhet të jetë e pacënueshme nga askush”, tha Rama.