TIRANE—Idea e kandidimit të Eduard Selamit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare komentohet edhe nga opozita.

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe shkruan në rrjetin social Facebook duke shtruar pyetjen “Kush është ky Eduard Selami?”.

Braçe thotë se i shkruajnë në inbox duke e njotuar se Selami është kandidati i parë i Sali Berishës në Berat.

 

“Kam 18 vjet që kërkoj për këtë emër dhe nuk gjej gjë. Di ndonjëri ndonjë gjë rreth këtij emri? Çka qenë? Çështje? Çdo të bëhet e marr vesh vet. Mos më thoni as që pasi e rrahu e përzuri dhe nga Shqipëria!! Mos më thoni që pasi e përzuri nga Shqipëria, ky nga frika nuk shkeli për 10 vite të tërë në këtë vend. Mos më thoni që pas 10 vitesh erdhi tre herë, shau Berishën dhe ikte prapë!! Mos më thoni që në 18 vitet e fundit ska bërë asgjë në këtë vend e për këtë vend, veç sa më sipër!Mos më thoni që ky do bëj rrugën e Beratit”, u shpreh Braçe.