DEVOLL – Nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Bilishtit në Devoll. Gjatë fjalës së tij Biberaj vuri theksin tek fakti se politikanët që përfaqësojnë FRD e kanë fuqinë e tyre tek qytetarët dhe jo tek sallonet.
Duke folur mbi çështjen e 21 Janarit Biberaj tha se, “ajo ishte një krim shtetëror dhe se FRD do të vërë drejtësi në 24 qershor kur të jetë forcë vendimmarrëse ne politikë dhe qeverisje”.
Misioni i FRD-së tha Biberaj “është reformimi i së djathtës shqiptare, lufta jonë është me lidershipin e PD-së i cili ka rrëshqitur nga e majta dhe e ka zhytur vendin në korrupsion u shpreh nënkryetari i FRD-së.
Duke iu përgjigjur nismës së kryeministrit për heqjen e taksave të punësimit 3 vjet ndaj të rinjve, z.Biberaj e përshkroi si një premtim elektoral të kryeministrit duke e akuzuar se jo vetëm i ka lënë 8 vjet pa punë të rinjtë shqiptarë por tani kërkon tu heqë edhe të drejtën e pensionit dhe ti punësojë në rrugë informale.