KOSOVE, 12 shkurt 2013– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek është shprehur sot se deklarata e kreut të qeverisë, Sali Berisha për pajisjen me pasaporta shqiptare të shtetasve kosovare ka krijuar shqetësim në rradhët e Parlamentit Europian.
“Rreth Sali Berishës, i cili dëshiron t’u japë pasaporta shqiptarëve të Kosovës…e di që ka disa shqetësime në Parlamentin Europian sepse e njëjta gjë po ndodh në disa vende të tjera, si mes Rumanisë dhe Moldavisë. Pasaporta u jepen shtetasve të vendeve që ndodhen afër e që flasin të njëjtën gjuhë etj.. gjithashtu edhe për Shqipërinë ka shqetësime. Une nuk merrem me Shqipërinë ndaj s’mund t’ju them ekzaktësisht se kush po flet me Qeverinë atje për këtë çështje, por mund t’ju them vetëm se ka shqetësime rreth kësaj çështjeje”- është shprehur Lunaçek.
Deklarata e Lunaçek u bë në Prishtinë, gjatë kohës që ajo prezantoi Rezolutën për Kosovën të miratuar nga Parlamenti Evropian.