ITALI, 12 shkurt 2013 – Katër grabitës kanë piketuar një bar në qendër të Parmës dhe mbrëmjen e djeshme kanë tentuar ta grabisin, por dy prej tyre kanë përfunduar në pranga. Sipas policisë italiane, dy të rinj shqiptarë ishin mes 4 personave që thyen një natë më parë vetratën e një lokali në rrugën Mentana, Parma.

Pasi kanë thyer vetratën me një shkop bejsbolli janë futur në lokal dhe kanë marrë të hollat nga kasa. Por për fat të keq katër grabitësit janë vënë re nga një kalimtar që ka njoftuar menjëherë policinë.

Karabinierët kanë arrestuar në afërsi të lokalit të grabitur 25 vjeçarin shqiptar Erion Gjergji, që kishte me vete 305 euro, si dhe një 22 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë kanë arritur t’ia mbathin.