TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha firmosi vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), marrëveshje e cila pritet të firmoset nesër të Athinë, nga pala shqiptare përmes zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës zoti Edmond Haxhinasto.
Zyra e Kryemisnitrisë bën me dije se marrëveshja mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për zbatimin e projektit të TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për kontributin ekonomik e zhvillimor për të tre vendet, rajonin dhe më gjerë në Europë.
Ky projekt veçanërisht për Shqipërinë paraqet mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë, përmes gazifikimit të vendit.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore.