TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se qeveria po vjedh copëza të programit “Për një Rilindje Kombëtare”. Sipas Ramës kjo tregon se qeverise i kane shtetur idete dhe se duhet t’u hapë rrugë atyre që i propozojnë dhe i realizojnë këto ide. 

“Qeverisë i ka ardhur koha të largohet sepse po mbijeton duke marrë copëza të programit tonë është kuptimplotë që i ka ardhur koha të largohet. Ne që kemi idetë kemi aftësinë e duhur të realizojmë këto ide”. 

Rama akuzoi qeverinë se po kopjon pragramin e Partisë Socialiste në pika sic është heqja e TVSH-së për makineritë bujqësore të importuara, heqja e TVSH-së për pagat e ulta nën 300 mijë lekë dhe kthimin e QSUT-së në një universitet mjekësor. 

“Heqja e TVSH-së për makineritë është refuzuar për një kohë të gjatë nga qeveria si një propozim absurd dhe pastaj është adoptuar nga qeveria, por jo në masën e propozuar prej nesh dhe jo për një kategori të caktuar. Besoj se të gjithë e kanë parasysh reagimet e qeverisë që akuzoi PS për këtë propozim duke pretenduar që ai vinte nga kanalet e interesave të monopoleve dhe sot jemi në kushte ku kryeministri ka deklamuar adoptimin e kësaj mase. Në programin tonë është shkruar që në 5 nëntor 2011 një pjesë e planit tonë për transformimin e arsimit dhe e zeza në të bardhë është edhe projekti që QSUT të kthehet në një Universit Mjekësor. Para pak ditësh kjo është deklamuar si një çuarje përpara e projektit të qeverisë dhe kulmi në këtë vazhdë kopjimesh të çoroditura pa asnjë koherencë, as me programin e tyre as me programin tonë është edhe heqja e TVSH-së për ata që paguhen 300 mijë lekë” tha Rama. 

Duke folur në mbledhjen e grupit socialist, Rama theksoi se kopjimi i programit të PS-së është një përpjekje e dëshpëruar për ti rezistuar një projekti që është i parezistueshëm dhe që krijon çdo ditë mbështetje te njerëzit.