PRISHTINË- Kosova nuk do të mund të përfitojë edhe këtë vit nga liberalizimi i vizave në zonën Shengen të Bashkimit Europian.
Kështu raportojnë mediat kosovare sipas së cilave një delegacion i Komisionit Evropian, pritet të vizitojë të martën Prishtinën, për të dorëzuar raportin rreth vlerësimit të punës së institucioneve në përmbushjen kritereve për liberalizim të vizave, në të cilin thuhet se nevojiten ende shumë përpjekje.
Kosova mori më 14 qershor 2012 në Bruksel udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Dokumenti iu dorëzua ministres për integrime Vlora Çitaku nga komisionerja e BE-së Sesilia Molmstrom.