SHKUP, 11 shkurt 2013 – Në Maqedoni është regjistruar viktima e tretë që ka ndërruar jetë nga virusi AH1N1.
Klinika Infektive në Shkup informoi se pacienti që ka ndërruar jetë i ditëlindjes 1952, më 7 shkurt ishte paraqitur në këtë klinikë, për shkak të ndezjes në mushkëri dhe ndezjes në tru. Mjekët kanë diagnofikuar se ishte prekur nga virusi i tipit A.
Pacienti edhe më parë ka lënguar nga sëmundje të rëndë kronike, si sëmundje të zemrës dhe presioni i lartë i gjakut. Mjekët e klinikës theksuan se edhe përkundër masave të ndërmarra për shërimin e pacientit, ai ka ndërruar jetë.
Në Klinikën Infektive tani për tani janë tre pacientë në gjendje të rëndë klinike dhe sëmundje kronike, ndërsa katër pacientë janë në gjendje më të lehtë shëndetësore.