TIRANË, 11 shkurt 2013 – Qeveria e Jemenit akuzoi nëpërmjet një deklarate Iranin për transportimin e 40 tonë armëve në rrugë të paligjshme në Jemen si dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të nisë një hetim për këtë çështje.

Autoritetet e Jemenit njoftuan më 29 janar 2013 se Roja Bregdetare e vendit dhe Marina e ShBA-së ndaluan një anije mallrash që vinte nga Irani. Në këtë anije u gjendën një sasi e konsiderueshme armësh si eksplozivë, mina, pajisje për lëshimin e raketave etj.

Ndërkohë, Irani e ka mohuar këtë gjë.

Autoritetet e Jemenit janë shprehur se është e drejta e tyre të mbrojnë sigurinë territoriale dhe i kërkuan komunitetit ndërkombëtar nisjen e hetimeve për këtë incident.

(th.m./ AGJENCIA E LAJMEVE “DYRRAH”)