TIRANE– Ish- të përndjekurit politikë kanë protestuar sërish sot përpara kryesisë së Kuvendit.

Në pamundësi për të goditur makinat apo vetë politikanët, sot ata kanë goditur me vezë fotografitë e presidentit Bujar Nishani, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministrit Sali Berisha dhe Ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Skënder Tufa, ish- koordinator i grevës së urisë, tha se në këtë vend sundon një neodiktaturë. “Për këto të drejta janë sakrifikuar shokët tanë,” tha Tufa.