ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Romë, ku një person ka masakruar me thikë një burrë të moshës 60 vjeçare dhe vajzën e tij 23 vjeçare shtazënë.

Ngjarja që ka shokuar qytetin ka bërë që forcat e policisë të identifikojnë autorin dhe ai ka qënë ish-bashkëjetuesi i vajzës.

Mësohet se shtetasi italian, identifikimi i të cilit nuk është bërë akoma me dije nga policia, kishte hyrë në banesën e tyre rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe më një thikë ka gjuajtur mbi ish të dashurën dhe babin e saj.

Dy të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se janë në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore.