LONDER– Jo shpesh herë filmat që transmetohen për fëmijë përcjellin mesazhe pozitive, pasi një djalë 6 vjeçar është hedhur nga dritarje duke kujtuar se ishte i “pamposhtur”, si heroi i tij Spiderman.

Kevin Morais nga Londra ishte adhurues i këtij përsonazh dhe një ditë hipi në parvazin e dritares, në dhomën e tij të gjumit, që ndodhen në katin e tretë dhe u hodhë që andej me mendimin se do të fluturonte si Spidermani nëpër filma. Nëna e tij e cila dëgjoi zhurmën doli menjëherë në oborrin e shtëpisë dhe pa vogëlushin të mbuluar në gjak.  

“Kevin ishte ai tip fëmije që mërzitej shumë shpejt, kështu që u ngjit për në dhomën e tij. Mendova se gjithçka do ishte në rregull, pasi babai i tij ishte gjithashtu lart në dhomën e ndenjes, po ashtu edhe motra e tij. 10-15 minuta pasi u largua, unë dëgjova zhurmën në kopësht dhe ai që më erdhi në mendje, ishte burri im, i cili mund të kishte dalë dhe ishte rrëzuar. Shkova të hapja derën për të parë se çfarë kishte rënë, sepse nuk arrita ta dëgjoja mirë, por pashë djalin tim atje, të shtrirë dhe të rrethuar nga gjaku. Sigurisht, bërtita me të madhe dhe burri zbriti menjëherë poshtë, ashtu si dhe vajza. Ata nuk arrinin ta besonin atë që kishte ndodhur. I thirra djalit, por ai nuk reagonte. Aty e kuptova se ai kishte vdekur”.”, tha ajo teksa qante.

Kevin ishte hedhur edhe një tjetër herë nga kati i tretë në shtëpinë e familjes së tij në Southall, në Londrën perëndimore, një vit më parë.