JAPONI – Jo më pak se 350 banorë të Prefekturës së Fukushimës në Japoni, që u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe fermat e tyre për shkak të aksidentit të ndodhur në centralin bërthamor "Fukushima-1" më 11 mars të vitit 2011, njoftuan të premten se do të paraqesin një akt-padi kolektive kundër qeverisë japoneze si dhe kundër operatorit "Fukushima-1" të kompanisë TEPCO, duke kërkuar nga ajo kompensim prej 50,000 jenë (535 dollarë) për çdo muaj të kaluar jashtë shtëpive të tyre.

Akt-padia do të depozitohet në gjykatë të hënën.