MESDHE – Destrojeri amerikan “Barry”, i pajisur me sistemin shumë-funksional të mbrojtjes kundër-raketë “Aegis”, që është në gjendje të ndjekë dhe të rrëzojë raketat balistike, u nis për patrullim luftarak nga baza ushtarake detare në Norfolk (shteti i Virginia-s) në Detin Mesdhe.
Detyra e tij përfshin zonën që mbulohet nga flota e gjashtë operative, njoftoi shërbimi informativ i Marinës amerikane. Anija do të patrullojë në Detin Mesdhe për rreth 6 muaj. Pritet që të ankorohet dhe në një nga portet shqiptare në mes të qershorit.
Në kuadër të programit të ndërtimit me etapa të sistemit adaptues të mbrojtjes kundër-raketë nga viti 2014-2015 në Mesdhe do të bazohen në mënyrë të përhershme 4 destrojerë të Marinës të SHBA-së të pajisur me sistemin "Aegis".