ITALI – Zbardhet vrasja e 90 vjeçares, Giuliana Boccenti, e cila u gjet e vdekur ditën e hënë në apartamentin e saj në Castel San Giovanni, Itali. Karabinierët kanë arrestuar vajzën e adoptuar të Giulianës, 48 vjeçaren Maria Cristina Filippini, nga Piacenza, e cila, pas një seance marrje në pyetje mjaft të gjatë, më në fund ka pranuar se ishte ajo vrasësja e të ëmës.
Policia italiane ka bërë të ditur se vajza e adoptuar e kishte vrarë të ëmën duke i zënë gojën me një shami e më pas i ka vënë një jastëk përsipër duke i marrë frymën.
Duket se vajza e adoptuar e ka vrarë të ëmën për shkak të borxheve që kishte tek lokalet e lojërave të fatit. Ajo që i ka shtyrë karabinierët të mendojnë se ishte pikërisht vajza vrasësja e vërtetë e 90 vjeçares ishte fakti se varësja e artë e Giulianës ishte zhdukur dhe vajza kishte vrapuar menjëherë për të shitur tek një argjendari.
Gjithashtu, 48 vjeçarja ka rrëfyer para hetuesve se kishte inskenuar një grabitje në shtëpi, për të ngatërruar karabinierët gjatë hetimeve.