KORCË- “21 Janari, do jetë rasti unikal në botë që strukturat tona vënë në dyshim ekspertizën e FBI-së” kështu ka deklaruar nga Korca kreui i PBDNj-së Vangjel Dule në lidhje me vendimin që Gjykata e Tiranës dha për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit 2011. Dule e cilësoi vendimin si goditje e sistemit politik dhe vrasje për së dyti.
“Vendimi për 21 janarin, ishte dhënia e një nuance ehde më të zezë njollës që të gjithë shohim që ekziston mbi sistemin e drejtësisë. Nga ana politike ishte një goditje ndaj besimit të qytetarëve ne sistemin tonë politik, ndërsa nga ana humane ishte vrasje për së dyti. Do të jetë rasti unikal në botë që strukturat tona vënë në dyshim ekspertizën e institucionit më të specializuar në botë për investigimet e këtij lloji sic është FBI”, deklaroi Dule.
Duke iu rikthyer cështjes së votimit të 3 ligjeve të kërkuara si kusht nga BE për integrimin në familjen evropiane, Dule tha se nuk ato duhet të vihen në zbatim cdo ditë, pasi nuk mund të evropianizohemi vetëm me votimi ne tyre.
“Ligjet për integrimin duhet të ishin votuar, por nuk duhet të kemi iluzionin se po të ishin votuar ligjet në do kishim marrë statusin e vendit kandidat. Nuk mund të evropianizohet vetëm duket votuar ligjin. Kjo do të arrihet vetëm kur këto ligje të bëhen përjetim i përditshëm institucional në të gjitha aspektet e jetës së vendit”, tha Dule.