TIRANE-Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi komentoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës lidhur me cështjen e “21 Janarit”. Sequi theksoi se BE dhe eurokomisioneri Stefan Fyle një ditë më parë u shprehën qartë mbi procesin procesi gjyqësor që shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit e akuzuar për 4 vrasjet, 2 vjet më parë në 21 Janar. 

Sipas Fyle, procesi gjyqësor i djeshëm nuk është fundi i drejtësisë, pasi vendimi mund të apelohet. 

“Dje Bashkimi Europian bëri disa komente dhe Fyle shkruajti në Twitter, ne na është kërkuar, dhe unë të them disa gjëra që janë thënë nga BE dhe nga komisionari Fyle. Komisioni ka bërë thirrje nëpërmjet një procesi gjyqësor të besueshëm, një sistem gjyqësor i papanshëm të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një dëshirë e qytetarëve shqiptarë. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës në Shqipëri, si edhe një parakusht në rrugën drejt BE. 

Komisioneri Fyle ka bërë komente dhe në Tëitter dhe dëshiroj ta lexoj këtë: Ai thotë se, vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi. Procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, i cili do të duhet të tregojë paanshmëri, përgjegjësi. 

Bashkimi Evropian konstatoi përsëri se kjo cështje është e apelueshme, dhe së fundmi cdo polarizim me këtë cështje duhet shmangur”, tha Fyle në një deklaratë për mediat.