TIRANE-Aleanca Kuq e Zi bëri të ditur se dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallzimin penal për Ministrin e Punëve dhe Cështjeve Sociale, Spiro Kseren. Sipas AK, ministri ka shpërdoruar detyrën pasi ka financuar individë për të destabilizuar jugun e vendit.
“Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi kanë dorëzuar paraditen e ditës së Premte “Kallzimin Penal” kundër Ministrit të Punës dhe Cështjeve Socialie Z.Spiro Ksera për shpërdorim të detyrës dhe funksionit të lartë duke financuar individë që kontribuojnë në destabilizimin e jugut. Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Aleancën Kuq e Zi Rezar Balla dorëzoi pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Z.Adriatik Llalla kallzimin penal ndaj Spiro Kserës”, bën të ditur AK.
“Sapo dorëzuam kallëzimin penal ndaj Ministrit të Punës Z.Spiro Ksera, i cili me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguan prej katër vitesh Theofan Kaliviatis, i cili është kreu i organizatës për “Pavarësinë e Vorio Epirit”. Pak ditë më parë Aleanca KuqeZi denoncoi këtë skandal të paprecedentë të një zyrtari të lartë të qeverisë së shtetasit Sali Berisha. Ne kërkojmë që Prokuroria e Përgjithshme të nisë sa më parë hetimin zyrtarë për shtetasin Spiro Ksera dhe të marrë të gjitha masat që ky zyrtar të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi të parashtuara në kallëzimin penal të Aleancës Kuq e Zi” deklaroi Sekretari i Marrëdhnieve me Publikun në Aleancën Kuq e Zi, Rezar Balla.
Më tej Sekretari i Marrëdhnieve me Publikun në Alenacën Kuq e Zi deklaroi se ky kallëzim vjen në kuadër të fushatës se prezantuar nga Aleanca Kuq e Zi “Fytyrat e Krimit”.
“Ky është kallzimi i parë penal ndaj një zyrtari të lartë të qeverisë së shtetasit Sali Berisha, kallzim i cili lidhet më akte që cënojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë dhe kombi shqiptarë. Ky kallëzim hap siparin e dhjetra kallzimeve të tjera që ne do ti bëjmë publike në periudhat që do të pasojnë, dosje që janë të përgatitura nga Departamenti Juridik i Aleancës Kuq e Zi. Ka ardhur koha që shqiptarët të njohin realisht se cilët janë zyrtarët e lartë që punojnë për qarqet anti-shqiptare dhe që paguhen me paratë e shqiptarëve. Është koha për ndëshkimin e tradhëtareve dhe koalicionit që ka shitur, po shet dhe do të shesë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundoi Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun, Rezar Balla.