TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto deklaron se shitja e aksioneve të ACR është e ligjshme.

Haxhinasto vlerëson se transferimi i kuotave të ACR nuk ka sjellë ndryshime. 

Duke kërkuar që të mos manipulohet më opinioni publik, ministri i METE thekson se zhvillimet pozitive të pranohen edhe nga opozita. 

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi informacion ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto për kompaninë e re që do marrë në administrim minierën, nëse i përmbush apo jo kushtet teksa ka akuzuar se ACR po largohet pa shlyer gjobat.