ITALI– Një roje shkolle në Itali është prangosur nga policia, pasi dyshohet për ngacmime seksuale tek nxënësit e një shkolle fillore.
Autoritetet e provincës së Monzas kanë deklaruar se 65 vjeçari është kapur flagrancë në institucionin shkollore, ku dhe punonte prej dy vitesh.
Hetimet për rojen nisën kur një nxënëse ishte rrëfyer tek mësuesja e saj kujdestare, duke i treguar se burri e kishte prekur në pjesët intime në momentin që shkonte në banjo.
Nga verifikimet e deritanishme, burri 65 vjeçar ka qënë dhe njëherë tjetër i dënuar, pasi vite më parë kishte dhunuar seksualisht një vajzë të vogël në një kishë të Kalabrisë.
Tashmë, roja ndodhet në burg dhe policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka raste të ngjashme të shkaktuara nga roja e shkollës.