TIRANE– Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 vetë. Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama theksoi se vendimi i gjykatës ishte vendimi më barbar i drejtësisë për vrasjen më barbare në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist.
“Nuk jam aspak i befasuar. Kohët e fundit, pyetjes së ndërkombëtarëve për ecurinë e gjykimit të çështjes së 21 janarit u jam përgjigjur se, vrasësit do të shpallen të pafajshëm, sepse vrasësit i duhen më shumë të lirë shtetit. Pafajësia e vrasësve i duhet më shumë kryeministrit, që i ka kthyer gjykatësit në gardistë që e pushkatojnë në publik drejtësinë siç bëri garda me protestuesit më 21 janar. I duhet atij që pas 23 qershorit, do të jetë thjesht kryetar i PD përballë transparencës, përballë shkelje së kushtetutës, përballë humbjes së jetës dhe grabitjes së shqiptarëve. Sot nuk pati gjykim, por përfaqim mes vrasëse të drejtësisë dhe vrasësve të 4 protestuesve. Nëse vrasjet e 21 janarit ishin vrasjet më barbare të shtetit që pas rënie së komunizmit, vendimi i sotëm është vendimi më barbar i drejtësisë”, u shpreh Rama.
Më tej Rama u premtoi familjarëve të viktimave të 21 janarit se, me ardhjen në pushet PS do ta rigjykojë sipas ligjit këtë çështje, e cila sipas kryesocialistit është nga ato çështje që nuk harrohen kaq lehtë.