TIRANE– Deputetët e Partisë Socialiste, në bazë të ambicieve dhe kontributit për reformimin e të majtës, kanë nisur të shqetësohen për fatin e tyre politik pas zgjedhjeve të 2013. Edhe pse na ndajnë më shumë se katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2013, deputetët opozitar kanë nisur lëvizjet e para për të mësuar se në ç’pozicion do të jetë emri i tyre në listat shumemërore për deputetë, që do të harrohen nga kryetari i Partisë Socialiste.

Grupi i të konsoliduarëve dhe më pranë kryetarit Rama, po i pret me qetësi zgjedhjet e 2013, pasi e kanë siguruar vendin sipër vijës së sigurisë në listat për deputetë. Ndërkohë, ata të cilët nuk janë të sigurtë për vendin që zënë në zemrën e kryetarit, kërkojnë që lista shumëmerore e kandidatëve për deputetët të mos jetë eksluzivitet i humorit dhe dëshirave të Edi Ramës, por të votohet në forumet drejtuese. Disa deputetë të Partisë Socialiste, kanë deklaruar dje se lista shumëmerore e kandidatëve për deputetë, duhet të reflektojë vullnetin e anëtarësisë dhe strukturave të partisë dhe jo vullnetin e kryesocialistit. Ata kanë deklaruar se emrat e kandidatëve për deputetë, ndryshe nga zgjedhjet e 2009, duhet të shqyrtohen nga forumet e Partisë Socialiste dhe jo të jenë produkt individual i kryetarit të Partisë Socialiste.

Shumë deputetë që nuk e kanë emrin të sigurtë sipër vijës së sigurisë në lista, kanë deklaruar se përjashtimi i figurave me kontribut historik, do të jetë një kosto e madhe për opozitën në sfidën e zgjedhjeve të 2013. Lëvizjet dhe divergjencat për listat e deputetëve kanë nisur prej kohësh në selinë rozë, por ato dolën në pah vetëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Duke debatuar me Ilir Gjoni, Rama deklaroi se asnjë deputet të mos e konsiderojë veten të sigurtë në listat e 2013.

Kreu i PS paralajmëroi në një farë mënyre të papritura në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 2013. Ndërkohë, shumë emra të rinj dhe të panjohur do të zënë në befasi shumë figura të vjetra të PS, që do të dalin jashtë loje në 2013. Një gjë të tillë, e ka deklaruar edhe vetë Ramë në biseda me miqtë si dhe në intervistën e tij të fundit. Ndërkohë, emrin të sigurtë në lista e kanë Ruçi, Dade, Blushi, Gjoni, Braçe, Kodheli, Beqja, Xhafaj, Bushati, Balla, Tahiri, Hysi, Doshi, Sterkaj etj.