TIRANE – Kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule zhvilluan dje një takim për tri orë në një nga restorantet luksoze të kryeqytetit “Grepi i Artë”. Burime zyrtare nga LSI konfirmojnë se temë e takimit ka qenë pikërisht krijimi një “Poli të tretë” në zgjedhje.
Kreu i PBDNJ-së ka kritikuar kohët e fundit qëndrimet e liderit të opozitës, Edi Rama në raport me aleatët. Madje Dule jo vetëm ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjet e tryezës së “Opozitës së bashkuar” por në mjaft raste ka votuar në Parlament ndryshe nga PS.
Ndërkohë kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar një ditë më parë se për koalicionet parazgjedhore do të vendosin në muajin prill.