TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. 

Takimi me dyer të mbyllura është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe në përfundim nuk ka patur asnjë deklaratë për mediat. 

Momentalisht nuk ka ende asnjë detaj rreth temës së takimit mes ambasadorit Wollfarth dhe kryeprokurorit Llalla. 

Takimi mes kryeprokurorit dhe ambasadorit Wollfarth zhvillohet në një kohë kur në Gjykatën e Tiranës është drejt mbylljes procesi gjyqësor për 21 janarin.