GREQI– Policia greke ka rrahur katër të rinj të moshës 20-25 vjeç, të akuzuar për vjedhjen e një banke.
Grupet e të drjetave të njeriut kanë akuzuar policinë për maskrim të të rinjve dhe për të burgosurit emigrant që trajtohen në mënyrë çnjerëzore.
Mediat kanë publikuar lajmin dhe fotot e të rinjve, ku duken qartë me shenja në fytyrë, ndërsa shoqëroheshin nga policia.
Ndërsa një prokuror në Greqi ka nisur një hetim në lidhje me veprimet e policisë duke deklaruar se policia greke keqtrajton të rinjtë pa verifikuar nëse ata janë autorët e krimit.
Nga ana tjetër politikanët grekë kanë dënuar brutalitetin e policisë, kurse vetë policia ka shfaqur fotot e katër të rinjve ku ata nuk kanë asnjë shënjë në fytyrë.
Por a ekziston mundësia që policia të ketë përdorur photoshop për t’ua ‘lehtësuar’ plagët të rinjve?
Kjo është pikëpyetja që ngrenë gazetarët dhe grupet e të drjetave të njeriut në këtë shtet.