TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zgjidhet zv.President i Internacionales Socialiste.

Lajmi konfirmohet nga vetë kryesocialisti rama në faqen e tij personale në Twitter. 
 

 

“Me krenari për familjen tonë politike, Partinë Socialiste, ju njoftoj për zgjedhjen time Zv.President i Internacionales Socialiste.

Kjo zgjedhje është vlerësimi më i lartë për gjithcka kemi bërë në këto vite së bashku ju faleminderit të gjithëve”, shkruan Rama në Twitter. 
 

Kreu i PS-së Edi Rama i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla mori pjesë në Kongresin e 24-i të Internacionales Socialiste zhvilluar në Cape Town të Afrikës së Jugut.