GREQI– Kërcënohet më vdekje ministri grek i Financave Janis Stournaras.
Ai gjeti në zyrën e tij një zarf, brenda të cilit ndodhej një plumb dhe një letër ku shkruhej: “Pasojat për ju do të jenë të paparashikueshme”. Letra nënshkruhej “revolucioni i Kretës”.
Policia dhe antiterrorrizmi grek janë vënë në alarm dhe kanë shtuar masat e sigurisë për ministrin dhe për të gjetur autorët e kërcënimit, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për terroristë apo njerez të indinjuar nga masat shtrënguese ekjonomike që po zbatohen në Greqi.
Vetë ministri Stournaras deklaroi se nuk e merr serizoisht kërcënimin me plumb, “Do të vazhdoj punën”, tha ai para gazetarëve.