SHKUP- Në Klinikën infektive në Shkup sot u regjistrua viktima e dytë që ka ndërruar jetë nga virusi i njohur si “gripi i derrit” apo H1N1. 

Mediat vendase bëjnë me dije se pacienti i vdekur 52-vjec, ishte hospitalizuar në spital më 23 janar, në gjendje të rëndë për shkak të ndezjes në mushkëri dhe megnitisin. 

Nga analizat laboratorike ka rezultuar se tek pacienti ishte izoluar visuri i gripit A(H1N1).

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 126 raste të pacientëve që kanë ankuar me virusin e gripit sezonal, por që të gjithë janë hospitalizuar në Klinikën Infektive. 

Gjatë muajit të kaluar u regjistrua viktima e parë nga virusi i ashtuquajtur si “gripi i derrit” dhe bëhej fjalë për një qytetar nga Tetova.