STAMBOLL– Policia turke ka bërë të ditur se gruaja amerikane, e cila është gjetur e vdekur në Stamboll, duket se është vrarë nga goditja në kokë.
Shefi i policisë në Stamboll, Huseyin Capkin, ka cituar hetuesit të kenë thënë se Sarai Sierra, 33 vjeçe, ka vdekur nga lëndimet në kokë.
Mësohet se policia turke ka arrestuar së paku 11 njerëz për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin.
Sierra, nënë e dy fëmijëve të vegjël, është gjetur e vrarë të shtunën. Për herë të fundit, ajo është dëgjuar më 21 janar.
Departamenti amerikan i Shtetit ka falënderuar Turqinë për përpjekjet e saj për të gjetur gruan dhe për të hetuar rastin.
Sierra në Stamboll po merrej me fotografi.