TURQI– Raportohet se shtetasja amerikane, e cila ishte për pushim në Turqi, është gjetur e vdekur në Stamboll.
Agjencia shtetëtore turke Anbadolu ka njoftuar se policia e ka identifikuar trupin e pajetë të femrës.
Emri i saj është Sarai Sierra, e moshës 33 vjeçare. Ajo kishte udhëtuar në Turqi pa u shoqëruar nga askush.
Sipas raportimeve, policia kishte marrë në pyetje 11 vetë lidhur me këtë rast.
Sarai Sierra, nënë e dy fëmijëve, që jetonte në Nju Jork, hera e fundit që kishte kontaktuar me familjarët ka qenë më 21 Janar të këtij viti.
Ajo kishte ardhur në Stamboll në fillim të muajit janar për të punuar si fotografe. Raportohej se fotografimin e kishte pasion.