ROMË– Një avion i linjës Alitalia që fluturonte nga Piza drejt aeroportit Fiumicino të Romës ka dalë nga pista, për afro 300 metra.

Bilanci provizor flet ëer 6 persona të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në bordin e avionit udhëtonit 56 persona përfshi këtu dhe 4 anëtarët e ekuipazhit . 

Avioni që mban në bord rreth 72 pasagjerë ishte ngritur nga Piza në orën 19:15 minuta dhe u ul në Romë në orën 20:15.

Teknikët janë duke vlerësuar arsyet që cuan daljen jashtë piste të avionit. 

Dy nga hipotezat më të besueshme janë: se ndoshta bëhet fjalë për një aksident të shkaktuar nga era e fortë që frynte në atë kohë në zonën e aeroportit ose ndoshta ka qenë një gabim i pilotit.

Drejtuesit e aeroportit thanë se, nga ky aksident ka patur pasoja, por jo të asaj shkallë që do të conin në mbylljen e aeroportit.

Trafiku ajror vijon normalisht, ndërsa është mbyllur vetëm pista numër 16 që u përfshi në aksident.