TIRANË- Kryeministri Berisha komenton në Facebook ndarjen e mandateve nga Kuvendi si në vitin 2009. Për kreun e qeverisë, refuzimi që i bën Partia Socialiste kësaj ndarjeje është e pavend.
Ai shton se Rama para dy muajsh ka refuzuar ndarjen e mandateve sipas ndryshimeve demografike të 4 viteve të fundit, ndërsa nuk mungoi ironia për këtë rast.
“Dy muaj më parë, bazuar në ndryshimet demografike të 4 viteve të fundit, KQZ votoi projektin e shpërndarjes së mandateve, sipas të cilit qarqet e Tiranës dhe Durrësit duhet të merrnin nga një mandat nga Korca dhe Berati. z Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeverinë për tentativë për vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ai kërkoi Komision Hetimor si dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm për manipulim, sipas tij, të listave të zgjedhësve në Kukës.Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi Parlamentit shpërndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Mirëpo edhe këtë herë, i bazuar në parimin “c’më duhet mua se c’them unë”, z.Rama e kundërshtoi këtë dhe befas kërkoi të miratohet varianti i mëparshëm i paraqitur në KQZ nga Ministria e Brendshme, të cilin e kishte hedhur poshtë, sepse me të i vidheshin mandatet. Ai e bëri këtë, sepse i duhet për të justifikuar humbjen e ardhshme të zgjedhjeve”, komentoi kryeministri Berisha.
“Kur njëri nga vartësit e pyeti se c’po ndodhte kështu, z.Rama u përgjigj prerë: “Nuk më duhet gjë se cfarë them unë”, përfundon mesazhi i kryeministrit në Facebook.