TIRANE – Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti thekson vullnetin e diplomacisë shqiptare për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Deklartata e kryediplomatit shqiptar u bë gjatë një takimi me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Aleksander Arvizu.
Siç bën të ditur zyra e shtypit e MPJ-së, ministri Panariti bisedoi me ambasadorin Arvizu për zhvillimet në rajon dhe theksoi se diplomacia shqiptare mbetet e vendosur për të patur lidhje të forta me fqinjët.
Ministri Panariti diskutoi me ambasadorin Arvizu edhe për çështje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.