BRUKSEL – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen gjatë fjalimit të tij vjetor ka konstatuar se situata në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka pasur përmirësime. Megjithatë, ai ka shtuar se, ende ka probleme të shumta, sidomos në veri, i cili sipas tij, “është çelësi i zgjidhjes për të gjitha mospajtimet” gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një 2011-te të vështirë gjatë së cilës ka pasur shumë incidente serioze, situata në vitin 2012 është përmirësuar falë kjo përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it në bashkëpunim me misionin europian për sundim të ligjit, EULEX”,- shkruhet në deklaratën për aktivitetet e NATO-së, të cilën Rasmusen e ka prezantuar para gazetarëve në Bruksel.

Sekretari i përgjithhëm, megjithatë, ka paralajmëruar se “korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, vazhdojnë të ndikojnë në situatën e sigurisë, posaëërisht në veri të Kosovës”.

Rasmusen gjatë deklaratës së tij ka thënë se NATO nuk planifikon të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, që aktualisht është 6000.

Ndër të tjera, Rasmusen, ka konstatuar se është arritur përparim në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE, dhe ka shtuar se “kjo është vendimtare për zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovës”.