PRISHTINË – Rreth dy milionë euro i kanë kushtuar dy procese gjyqësore deputetit Fatmir Limaj. Një milion në Gjykatën e Hagës dhe një milion në Prishtinë në rastin “Kleçka”.
1-milionëshi i parë burim ka fondin “Limaj”, e njëmilionëshi i dytë dyshohet se e ka krimin.
Mbi këtë bazë, Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë për shpëlarje parash kundër deputetit Limaj dhe dy vëllezërve të tij, Demirit dhe Florimit, vepër kjo e dënueshme deri në dhjetë vjet burgim dhe gjobë tri herë më të lartë sesa vlera e parave që dyshohen se rrjedhin nga krimi.
Siç shkruan sot “Koha Ditore”, Prokurori gjerman i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Johannes Picker, dyshon se paratë me të cilat është paguar avokati Karim Khan janë të pista.