NEUMARKET– Në Neumarkt të Gjermanisë dyshohet se janë vrarë dy kosovarë, ndërsa një tjetër është i plagosur.
Dy viktimat janë therur me thikë. Në një komunikatë për media policia e qytetit të Regensburgut nuk ka publikuar identitetin e viktimave ndonëse e ka konfirmuar vrasjen.
Sipas policisë gjermane, i plagosuri 43 vjeçr është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites, dhe ka shqetësuar dukshëm lagjen ku banonin kosovarët.
Burimet nga Gjermania kanë thënë se viktimat janë B.R dhe R.R, babë e bir.
Po hetohet për të mësuar nëse personi i plagosur ka shkaktuar vdekjen e dy të tjerëve.