Kryeministri Berisha i është referuar sërish sot heqjes së tatimit mbi të ardhurat personale që do të ndërmerret nga qeveria duke e cilësuar atë si një premtim të mbajtur të mazhorancës.
Në profilin e tij në Facebook, kryeministri Berisha ka publikuar të dhënat e ministrisë së financave në lidhje me përfituesit duke theksuar se nga ky vendim do të përfitojnë 200 mijë punonjës vetëm nga sektori privat.
“Ministria e Financave më njoftoi sot se, me vendimin e ardhshëm të heqjes së tatimit mbi të ardhurat personale prej 10%, dhe për rrjedhojë të rritjes së rrogës me 10% ose më shumë se një rrogë shtesë në vit, përfitojnë 200 mijë punonjës vetëm nga sektori privat ( dhe jo 120 mijë, nga sektori privat dhe publik, siç jam shprehur në statusin e pardjeshëm ) si dhe së paku 15 mijë nga i gjithë sektori publik. Mendova të ndaj me ju këto të dhëna që janë më të sakta dhe e bëjnë lajmin edhe më të mirë. Ne mbajmë premtimet tona!” shkruan kryeministri Berisha në Facebook.