Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë një femër ka therur me thikë një person, të cilit pasi iu dha ndihma mjekësore është jashtë rrezikut për jetë, kurse e dyshuara është arrestuar.

Policia thotë se thika e cila është përdorur në këtë rast është konfiskuar dhe e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit dërgohet në mbajtje.

Po ashtu, në fshatin Keqekollë të Prishtinës një person derisa ka qenë në gjah është vetë plagosur me armë gjuetie.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarit është jashtë rrezikut për jete.

Arma është konfiskuar për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.