TIRANË-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e Aleancës “Kuqezi”, Kreshnik Spahiu, të cilit i ka këshilluar zbutjen e toneve në deklaratat nacionaliste.
Takimi, i njoftuar më herët përmes një deklarate nga ana e AK mbahet në zyrat qendrore të kësaj force politike. Arvizu theksoi se mirëpret pjesëmarrjen e AK në politikë.
“Konkurenca politike është një lloj gjë e mirë në cdo lloj demokracie është mirë të ketë konkurrencë të tillë dhe për këtë arsye e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim pjesëmarrjen e AK në këtë fushatë. Kemi folur vecanërisht për platformën e tyre.
Para pak kohësh AK kërkoi referendum për bashkimin Shqipëri-Kosovë.
Këto tone nga ana e ambasadorit Arvizu janë kritikuar, e për te cilat ka këshilluar liderët e tjerë politikë të jenë të kujdesshëm, në mënyrë të veçantë në situatën parazgjedhore që po kalon vendi.